Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bufon
bufon:

bufón,-i m. sh. -ë(t) 1. gaztor2. 2. keq. palaço.

Sinonime / Të përafërta:
palaço
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vdekja jonë është më e bukur se jeta e tyre. Ja, kështu mendoja atëherë. Por erdhëm këtu dhe punët qëndronin ndryshe. Ju e dini këtë më mirë se unë. Në fillim iku krenaria, pastaj hija e rëndë, pastaj gjithë përfytyrimet e tjera dhe tani ne endemi këtu midis shpërfilljes së përgjithshme, dy bufonë të mjerë të luftës, më fatkeqët e gjithë atyre që luftuan dhe u thyen në këtë vend. A nuk është kështu? Prifti nuk u përgjigj dhe gjenerali u pendua që foli. Ata ecën një copë rrugë në heshtje dhe në trotuaret vazhdimisht binin gjethet e fundit. Gjenerali e ndjeu veten keq dhe të vetmuar...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bulon:

bulón,-i m. sh. -a(t) tek. bosht i vogël prej metali, me vjaska e me kokë, tek i cili vidhoset kundërvidha për të mbërthyer pjesë të ndryshme.

bulon:

bul/ón jokal. v. III, -ói, -úar bulëzon.

buron:

bur/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. del si burim; e ka burimin: buron nga liqeni. 2. edhe kal., edhe fig., rrjedh pa ndërprerje; kullon, qan (ena etj.): i buroi gjaku nga hundët; buron shtamba; i buron goja mjaltë (fig.); / del, vjen; e ka burimin: shqipja buron nga ilirishtja.

buton:

butón,-i m. sh. -ë(t) 1. sumbull metali, plastike etj. në aparate a mekanizma, që shtypet me gisht për t’i vënë në punë: butoni i aparatit fotografik (i televizorit); si me buton vetvetiu, pa asnjë punë a pa mundim. 2. kopsë.

baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.