Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buflloj
buflloj:

bufll/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III gufon. 2. fig. zemërohem keq.

Të ngjashme:
bubulloj:

bubull/ój jokal., -óva, -úar 1. pavet. bubullij1. 2. lëshoj një zë të fortë si bubullimë.

bulmoj:

bulm/ój kal., -óva, -úar mëlmej.

culloj:

cull/ój kal., -óva, -úar fryj barkun.

hulloj:

hull/ój kal., -óva, -úar hap hulli në arë etj. / pës. hullóhet v. III.

kulloj:

kull/ój kal., -óva, -úar 1. derdh një lëng nëpër një kullore për ta pastruar ose për t’i hequr turbullirat a pjesën e ujshme: kulloj qumështin (kosin, gjizën); / spec. destiloj. 2. v. III jokal. bie llumi në fund; rrjedh pika-pika, pikon: kullon vaji; kullojnë rrobat; i kullon djersa në faqe. 3. bised. lagem shumë, bëhem qull: kullonte i tëri. 4. fig. sqaroj.