Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bufke
bufkë:

búfk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. edhe si mb., xhufkë; i fryrë: bufkë pambuku; opinga me bufka; me faqet bufkë. 2. bot. lulebufkë.

Sinonime / Të përafërta:
xhufkë
lulebufkë
Të ngjashme:
bufe:

bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.

bifkë:

bífk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bimëz, mugull; bisk, filiz: bifkë qepe (ulliri). 2. pipthi i qylafit a i beretës.

bofkë:

bófk/ë,-a f. sh. -a(t) arrë a gështenjë me shark.

gufkë:

gúfk/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb. 1. xhufkë; shpend me xhufkë në kokë. 2. fig. bullafiqe, gufe.

jufkë:

júfk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. sh. petë të grira si makarona, petarishte. 2. ëmbëlsirë me petë të skuqura dhe me sherbet; një lloj petulle me sherbet.