Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bufit
bufit:

bufít kal., -a, -ur bushurdis.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të lexonte përsëri. Në listat e përditshme, trojet kishin përkthim në kllapa dhe të gjithë këta emra luginash, grykash, pllajash, lumenjsh, qytetesh i dukeshin të pazakonshëm dhe të frikshëm. Gropa e Shurdhit. Përroi i Nuses. Pesë Puset. Kisha e Psallmit. Varri i Nënës së Sheros. Humbella e Bufit. Bokërimat e Nase Gjikës. Lugu i Qyqes. I dukej sikur këta i kishin ndarë midis tyre ata ushtarë, kush më shumë e kush më pak. Tani ai kishte ardhur që t'ua merrte prapë. Përsëri iu ndalën sytë te "Lista e të humburve", në krye të së cilës ishte prapë emri i kolonelit Z. Koloneli Z., një e tetëdhjetë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
buhit:

buhít kal., -a, -ur ngop; vel.

buit:

buít (buís) jokal. v. III 1. rrjedh pak, qan. 2. edhe fig., shpërthen menjëherë e me shumicë, vërshon; gumëzhin, zien; buçet: buisën bletët; më buisi gjaku; buit uji (kur zien); më buisin veshët; më buisin këmbët më bëjnë miza-miza. 3. buluron.

buçet:

búç/et vetv.v. III, -(u), -ur hiqet (bushtra).

budist:

budíst,-i m. sh. -ë(t) fet. ithtar i budizmit.

bufal:

bufál,-i m. sh. -ë(t) gjel me pupla si të bufit në kokë.