Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bufal
bufal:

bufál,-i m. sh. -ë(t) gjel me pupla si të bufit në kokë.

Të ngjashme:
banal:

banál,-e mb. 1. që ka humbur bukurinë nga përsëritja e shpeshtë; tepër i përdorur. 2. keq. i ndytë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulëta: shaka banale; njeri banal.

befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

brutal:

brutál,-e mb. libr. i vrazhdë; i egër: njeri brutal; sjellje brutale.

buall:

búa/ll,-lli m. -j(t) 1. kafshë shtëpiake, me trup më të madh se kau e me qime të zeza, që mbahet për punë bujqësore: lëkurë bualli; fle si buall bën gjumë të thellë. 2. fig. keq. burrë me trup të madh e të rëndë; burrë i ngathët dhe i trashë nga mendja. 3. zool. kacadre.

bubaç:

bubáç,-i m. sh. -ë(t) zool. bulkth.