Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bufë
bufë:

búf/ë,-a f. sh. -a(t) bot. larëz.

buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.

buf:

buf,-e mb., edhe si em., bised. i mbushur, i bëshëm, bullafiq; i fryrë: vajzë buf.; fik buf.

Sinonime / Të përafërta:
larëz
Të ngjashme:
bufe:

bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.

bafë:

báf/ë-a f. sh. -a(t) femra e levrekut.

bifë:

bíf/ë,-a f. bot. pazi.