Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buf
buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.

buf:

buf,-e mb., edhe si em., bised. i mbushur, i bëshëm, bullafiq; i fryrë: vajzë bufe; fik buf.

Sinonime / Të përafërta:
bullafiq
Të ngjashme:
bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.

buç:

buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!

buç:

buç,-e mb., edhe si em., buçkan.

bufe:

bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.