Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës budizem
budizëm:

budíz/ëm,-mi m. fet. fe e themeluar nga Buda në shek. VI para erës së re në Indi.

Të ngjashme:
buhitem:

buhítem vetv. ngopem; velem.

çuditem:

çudítem vetv. e çudit: çuditem me ty. / pës. çudítem.

ndizem:

ndízem vetv. 1. vetv. v. III e ndez1-3: u ndez drita; ndizet plehu (pambuku) fillon të digjet vetvetiu pak nga pak; nuk ndizet motori; iu ndezën sytë nga zemërimi. 2. v. III fillon të kalbëzohet a të prishet nga lagështira e tepërt: ndizet bari; u ndez mielli. 3. v. III vjen në afsh, hakërrohet. 4. fig. po digjem për diçka; nis të shfaqet a të zhvillohet diçka me vrull: u ndeza për ujë kam shumë etje nga të nxehtët e madh; u ndez biseda. 5. fig. skuqem nga të nxehtët; më pushton një ndjenjë e zjarrtë; marr zjarr: iu ndezën faqet; m’u ndez zemra; u ndeza nga inati; iu ndez damari i hipi inati; iu ndez gjaku u zemërua, u nxeh shumë. / pës. ndízem.

judaizëm:

judaíz/ëm,-mi m. fet. feja e hebrenjve, e trashëguar nga izraelitët.

kubizëm:

kubíz/ëm,-mi m. art. rrymë ose shkollë për skulpturë a pikturë me anë figurash e formash të ndryshme gjeometrike.