Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës budizëm
budizëm:

budíz/ëm,-mi m. fet. fe e themeluar nga Buda në shek. VI para erës së re në Indi.

Të ngjashme:
judaizëm:

judaíz/ëm,-mi m. fet. feja e hebrenjve, e trashëguar nga izraelitët.

kubizëm:

kubíz/ëm,-mi m. art. rrymë ose shkollë për skulpturë a pikturë me anë figurash e formash të ndryshme gjeometrike.

puçizëm:

puçíz/ëm,-mi m. libr. marrja e pushtetit politik me puç.

purizëm:

puríz/ëm,-mi m. gjuh. prirje a qëndrim i prerë për ta mbajtur gjuhën krejt të pastër nga ndikimet e huaja.

sadizëm:

sadíz/ëm,-mi m. 1. mjek. çrregullim psikik, kur njeriu e kënaq epshin seksual duke i shkaktuar tjetrit dhembje ose mundime. 2. prirje e theksuar për t’u shkaktuar të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha; mizori: sadizmi i nazistëve.