Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buding
buding:

budíng,-u m. sh. -ë(t) gjell. ëmbëlsirë si krem, që gatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me kakao etj.

Të ngjashme:
budist:

budíst,-i m. sh. -ë(t) fet. ithtar i budizmit.

butinë:

butín/ë,-a f. sh. -a(t) bot. gjini drurësh a shkurresh zbukuruese, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza: butina e kuqe butinë me lule të kuqërreme; butina fletëlarë butinë me gjethe përherë të blerta.

rudinë:

rudín/ë,-a f. sh. -a(t) shesh i gjerë me bar; pyll; lëndinë: rudinat e bjeshkëve.

budist:

budíst,-e mb. që ka të bëjë me budizmin a me budistët, i budizmit a i budist.ve: prift budist.

bung:

bun/g,-gu m. sh. -gje(t) [búng/ë,-aI f. sh. -a(t)] bot. lloj dushku i lartë e i trashë, me kurorë të gjerë, që bën lende tufë në një bisht: bunga e butë bungëbutë.