Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bucuk
buçuk:

buçúk,-u m. sh. -ë(t) brokë drithi.

Të ngjashme:
bucak:

bucák,-u m. sh. -ë(t) 1. bucelë e vogël me lëfyt. 2. si mb., edhe si em., i trashë e i shkurtër: burrë bucak.

buzuk:

buzúk,-u m. sh. -ë(t) muz. vegël me tela, me kasë të madhe.

bucem:

búc/em vetv., -a (u), -ur ndeshem kokë më kokë me dikë.

bukur:

búkur (i, e) mb. 1. edhe si em., që ka tipare, vija a lëvizje të rregullta, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi tërheqëse, veti të mira etj. dhe që pëlqehet, të sjell gëzim e të jep kënaqësi; i përkryer, i hijshëm; kund. i shëmtuar: vajzë e bukur; sy të bukur; lule e bukur; fshat i bukur; pamje (pikturë) e bukur; shkrim i bukur; fustan i bukur; këngë e bukur; zë i bukur; poemë e bukur; jetë e bukur. 2. i kthjellët e i qetë: ditë e bukur; mëngjes i bukur. 3. iron. i pakëndshëm, i shëmtuar; i pavlefshëm: të bukur punë!; të bukur shokë që ke!

butak:

buták,-e mb. 1. shumë i butë, i squllët: pjepër butak. 2. fig. me karakter të dobët, i thyeshëm.