Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bucem
bucem:

búc/em vetv., -a (u), -ur ndeshem kokë më kokë me dikë.

Të ngjashme:
buçet:

búç/et vetv.v. III, -(u), -ur hiqet (bushtra).

bucë:

búc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. plis dheu; bukëbar. 2. top bore.

buçe:

búç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. bushtër. 2. keq. gojë: mbylle buçen!

bohem:

bohém,-i m. sh. -ë(t) ai që bën jetë endacake e është i dhënë pas qejfeve.

bucak:

bucák,-u m. sh. -ë(t) 1. bucelë e vogël me lëfyt. 2. si mb., edhe si em., i trashë e i shkurtër: burrë bucak.