Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bucelar
bucelar:

bucelár,-i m. sh. -ë(t) ai që bën bucela.

Të ngjashme:
bucelore:

bucelór/e,-ja f. sh. -e(t) turjelë e madhe për të hapur vrimën e bucelës së qerres.

bucelë:

bucél/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fuçi e vogël druri për ujë. 2. pjesa qendrore e rrotës së qerres, e biçikletës etj., ku bashkohen rrezet a telat e ku futet boshti.

bullar:

bullár,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. bollë. 2. fig. keq. djalë a burrë i shëndoshë dhe i ngathët.

bukëbar:

bukëbár,-i m. sh. -ë(t) plis i prerë dheu me bar, që përdoret për të gjelbëruar lulishtet etj.

bukëlor:

bukëlór,-e mb. poet. 1. i butë e i lehtë si bukël. 2. fig. e hijshme dhe e shkathët (për vajzat).