Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bucelë
bucelë:

bucél/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fuçi e vogël druri për ujë. 2. pjesa qendrore e rrotës së qerres, e biçikletës etj., ku bashkohen rrezet a telat e ku futet boshti.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Pastaj erdhën ca gra të veshura me rroba karakteristike. Edhe ato, si të tjerët, vështronin dyshimtas. Fëmijët seç i thoshin në vesh njëritjetrit, duke tundur kokat e vogla flokëverdha. Të gjithë ndiqnin në heshtje lëvizjet e grupit brenda varrezës. Erdhi një grua e shkuar në moshë, me bucelë në kurriz. - Do t'i marrin? - pyeti me zë të ulët. - Do t'i marrin, - iu përgjigjën shumë pëshpëritje. Plaka rrinte në këmbë, pa e zbritur bucelën nga kurrizi dhe vështronte si të tjerët. Pastaj ajo bëri ca hapa përpara dhe iu drejtua punëtorëve të komunales. - I thoni atij që të mos i përziejë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bucelar:

bucelár,-i m. sh. -ë(t) ai që bën bucela.

bucem:

búc/em vetv., -a (u), -ur ndeshem kokë më kokë me dikë.

buzel:

buzél,-e mb., edhe si em. 1. keq. buzaç. 2. me shenjë në buzë (për kafshët).

bucë:

búc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. plis dheu; bukëbar. 2. top bore.

barelë:

barél/ë,-a f. sh. -a(t) shkalc, bartore.