Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bucak
bucak:

bucák,-u m. sh. -ë(t) 1. bucelë e vogël me lëfyt. 2. si mb., edhe si em., i trashë e i shkurtër: burrë bucak.

Të ngjashme:
butak:

buták,-e mb. 1. shumë i butë, i squllët: pjepër butak. 2. fig. me karakter të dobët, i thyeshëm.

buzak:

buzák,-u m. sh. -ë(t) gjym druri për ujë.

butak:

buták,-u m. sh. -ë(t) zool. kafshë të vogla (si kërmilli, midhja etj.) me trup të butë, pa skelet e zakonisht me guaskë; molusk.

biçak:

biçák,-u m. sh. -ë(t) thikë e vogël me dorezë druri, kocke etj., që hapet e mbyllet: ha pak e bli biçak (fj. u.).

buças:

buç/ás jokal., -íta, -ítur 1. thërres fort, bërtas me të madhe: buças nga zemërimi. 2. kryes. v. III bën zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme; ushton, gjëmon: buçet topi; buçet deti; / fig. jehon, kumbon: më buçasin veshët; më buçet koka. 3. v. III shpërthen me vrull e menjëherë, vërshon; gufon: buçet lufta; buçiti lumi; i buçiti gjaku.