Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bubulloj
bubulloj:

bubull/ój jokal., -óva, -úar 1. pavet. bubullij1. 2. lëshoj një zë të fortë si bubullimë.

Të ngjashme:
bubullij:

bubullí/j jokal., -va, -rë 1. pavet. ushton bubullima, gjëmon. 2. bubulloj2.

brumbulloj:

brumbull/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III zhuzhin. 2. mbledh shuk; mbush plot: e brumbulloi kazanin.

humbulloj:

humbull/ój jokal., -óva, -úar 1. humboj. 2. v. III fig. humb pa lënë gjurmë; humbet: humbullon zëri.

sukulloj:

sukull/ój kal., -óva, -úar 1. e mbledh si sukull; e bëj si lëmsh; e mbështjell dosido: e sukulloi këmishën (letrën, gazetën). 2. fig. nëpërkëmb: sukullonin me të dobëtit. / pës. sukullóhet v. III.

turbulloj:

turbull/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të turbullt ujin a një lëng tjetër; ia humb kthjelltësinë; kund. kulloj. 2. fig. ngatërroj diçka që është e rregullt; fut grindje ndërmjet njerëzve; e bëj të turbullt gjendjen: i turbulloi marrëdhëniet. 3. fig. ia marr mendjen dikujt, e hutoj; e shqetësoj; e mërzit; e bëj të humbë qartësinë e mendimit, i errësoj gjykimin; ia bëj diçka të errët e të paqartë; kund. kthjelloj: i turbulloi gjykimin; na turbulloi me fjalë.