Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bubullime
bubullimë:

bubullím/ë,-a f. sh. -a(t) gjëmim i zgjatur dhe i mbytur i vetëtimës; / zhurmë e tillë, buçimë.

Sinonime / Të përafërta:
buçimë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Princesha ime apo e... partisë. Keqardhja gjeti një shteg, megjithatë, për të depërtuar. Ndoshta po tregohej i padrejtë. Ndoshta ajo gjithashtu vuante. E merrnin në pyetje natën dhe gjithë ato ofshama a lot e kishin ndoshta një shpjegim: mëdyshjen për ta tradhtuar a jo. Një kollë e largët, si bubullimë, që vinte nga tjetër stinë, ishte, me siguri, shenja që ai duhej ta ndërpriste heshtjen e tij të zgjatur. E kishin lënë ashtu në shenjë nderimi për të, siç kishin thënë në fillim, megjithatë ajo s'mund të zgjatej pa fund. Nuk përjashtohej që tradhtare të ishte tjetra, ajo e internuara. Ti që...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...shkallët janë të mbushura plot me njerëz. Midis tyre është ajo vajza me mbipetk blu. Pas çdo varri që hapim, mizëria e njerëzve brohoret dhe gjithë stadiumi ngrihet në këmbë, duke thënë me zë të lartë emrin e ushtarit. Unë mundohem të marr vesh emrin, por zëri i turmave vjen i mbytur si një bubullimë dhe nuk dalloj dot asgjë. Dhe merreni me mend që kjo më ndodh pothuaj çdo natë. - Kjo ndodh kur njeriut i rri mendja te një gjë, - tha gjenerali. - Po, po, është e vërtetë. Njohja e ushtarëve mbetet problemi ynë kryesor. Gjeneralit iu kujtua një ëndërr e tij, pak a shumë e ngjashme. I qe ...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bubullij:

bubullí/j jokal., -va, -rë 1. pavet. ushton bubullima, gjëmon. 2. bubulloj2.

bubulim:

bubulím,-i m. brambullimë.

bubullitës:

bubullítës,e mb. që ushton; që është si bubullimë: me zë bubullitës.

zabullimë:

zabullím/ë,-a f. ufëm, bulçim; zagushi.