Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bubullij
bubullij:

bubullí/j jokal., -va, -rë 1. pavet. ushton bubullima, gjëmon. 2. bubulloj2.

Të ngjashme:
bubulloj:

bubull/ój jokal., -óva, -úar 1. pavet. bubullij1. 2. lëshoj një zë të fortë si bubullimë.

bubullimë:

bubullím/ë,-a f. sh. -a(t) gjëmim i zgjatur dhe i mbytur i vetëtimës; / zhurmë e tillë, buçimë.

bubutij:

bubutí/j jokal., -va, -rë thërres me “bubu”, ulërij.

bubulim:

bubulím,-i m. brambullimë.