Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bubrek
bubrek:

bubrék,-u m. sh. -ë(t) bised. veshkë.

Sinonime / Të përafërta:
veshkë
Të ngjashme:
burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

byrek:

byrék,-u m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me petë të ndera në tepsi, e mbushur me mish të grirë, me spinaq, me djathë etj.

lurek:

lurék,-u m. sh. -ë(t) foshnjë e mbështjellë dhe e lidhur këmbë e duar në shpërgënj, kopanec; foshnjë djepi.

bubëz:

búbëz,-a f. sh. -a(t) vjet. vrimëz në pushkët me strall, ku vihej agzoti.

burrë:

búrr/ë,-i m. sh. -a(t) 1. njeri i seksit mashkull në moshë të pjekur: burrë i martuar (me fëmijë); burra e gra; këpucë burrash; u bë burrë u rrit e u burrërua; burri i botës dikushi; / bashkëshort: vëllai i burrit kunati; burrë e grua - mish e thua (fj. u.). 2. edhe si mb., njeri i fortë, trim e i besës: burri i dheut burrë i zoti e trim; fjalë burrash; në shesh të burrave ballas; trimërisht; u bë burrë e hoqi frikën, u bë trim; s’e bën për burrë s’e çmon si trim; muri luan, burri s’luan (fj. u.); fjala e burrit si pesha e gurit (fj. u.); / burrë i shquar a me detyrë të lartë, personalitet: burrë shteti; është burrë (dikush).