Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buberri
bubërri:

bubërrí,-a f. përmb. tërësia e punëve të vogla (kryesisht në shtëpi).

Të ngjashme:
bubërrim:

bubërrím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

bubërroj:

bubërr/ój jokal., -óva, -úar 1. çmorritem. 2. merrem me bubërri; / kërkoj kudo për diçka, rrëmoj. 3. v. III kullot pak këtu e pak atje; qëmton, gjëllin. 4. murmurit.

bulbëri:

bulbërí,-a f. begati, pasuri; shumicë.

burrëri:

burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.