Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bualls
Të ngjashme:
buallës:

búallës,-e mb., edhe si em., kokërrmadh: fik buallës.

buall:

búa/ll,-lli m. -j(t) 1. kafshë shtëpiake, me trup më të madh se kau e me qime të zeza, që mbahet për punë bujqësore: lëkurë bualli; fle si buall bën gjumë të thellë. 2. fig. keq. burrë me trup të madh e të rëndë; burrë i ngathët dhe i trashë nga mendja. 3. zool. kacadre.

ballas:

bállas (bállazi) ndajf. përballë; haptas, sheshit, sy ndër sy: ia tha ballas.

ballës:

bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.

budalla:

budallá,-qe mb., edhe si em., bised. i metë a i trashë nga mendja; i krisur; kund. i mençur: të bën për budalla.

balos:

balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë.