Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buallës
buallës:

búallës,-e mb., edhe si em., kokërrmadh: fik buallës.

Sinonime / Të përafërta:
kokërrmadh
Të ngjashme:
ballës:

bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.

ballas:

bállas (bállazi) ndajf. përballë; haptas, sheshit, sy ndër sy: ia tha ballas.

buall:

búa/ll,-lli m. -j(t) 1. kafshë shtëpiake, me trup më të madh se kau e me qime të zeza, që mbahet për punë bujqësore: lëkurë bualli; fle si buall bën gjumë të thellë. 2. fig. keq. burrë me trup të madh e të rëndë; burrë i ngathët dhe i trashë nga mendja. 3. zool. kacadre.

batallës:

batállës,-e mb., edhe si em., bised. që rri pa punë, që sillet kot.

baltës:

báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.