Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buall
buall:

búa/ll,-lli m. -j(t) 1. kafshë shtëpiake, me trup më të madh se kau e me qime të zeza, që mbahet për punë bujqësore: lëkurë bualli; fle si buall bën gjumë të thellë. 2. fig. keq. burrë me trup të madh e të rëndë; burrë i ngathët dhe i trashë nga mendja. 3. zool. kacadre.

Sinonime / Të përafërta:
kacadre
Të ngjashme:
guall:

gúa/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. guaskë2. 2. zhguall: gualli i kërmillit (i breshkës).

huall:

húall,-húalli m. sh. hóje(t) zgavër dylli ku bletët grumbullojnë mjaltin në zgjua; fole e tillë ku grerëzat vendosin vezët; pite dylli: huall bletësh; mjaltë hojesh.

bakall:

bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e zhubravitur.

balla:

bálla(-t) f. sh. gjysma sholle a gome për këpucë.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.