Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buçimë
buçimë:

buçím/ë,-a f. sh. -a(t) zhurmë a krismë e fortë, e menjëhershme e me jehonë, buçitje; ushtimë, uturimë: buçima e përroit (e daulles).

Sinonime / Të përafërta:
buçitje
ushtimë
uturimë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... sikur dikush t'i kishte rënë me një shuplakë syve dhe sytë t'i lëshonin xixa. Dikush e çoi në tryezë, dikush i tha diçka dhe ai tundi disa herë kokën e përshëndeti në drejtim të papërcaktuar, duke pëshpëritur nëpër dhëmbë ca fjalë në gjuhën e tij. Vetëm kur lodra filloi të binte prapë plot buçimë dhe kur violina ia mori me një tingull të mprehtë e njerëzit përsëri u ngritën në valle, ai nisi të përqendrohej. Pastaj ndjeu tringëllimën e qelqeve dhe zërin e dikujt përbri, që i tha në gjuhën e tij: "Ngrijeni gotën!". Ai e ngriti dhe piu. Po ai zë se ç'filloi t'i shpjegonte diçka, por gjenerali...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bulim:

bulím,-i m. bulëzim.

burim:

burím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. ujë që del nga thellësia në sipërfaqe të tokës, gurrë; vendi ku del uji: ujë burimi; / vendburim, amë: burimi i Drinit; burim nafte. 3. diçka që lëshon dritë, nxehtësi etj., vatër: burim energjie. 4. njeri, zyrë, dokument etj. nga del një lajm a një e dhënë tjetër: burime zyrtare; burime gojore (arkivore). 5. zanafilla e diçkaje, prejardhja; shkaku a shtysa e diçkaje: burimi i një fjale (i një gjuhe); burim sëmundjesh; burim frymëzimi. 6. si ndajf. çurg, rrëke: i vinin lotët burim.

butim:

butím,-i m. veprimi sipas foljeve.

bulçimë:

bulçím/ë,-a f. vapë e madhe mbytëse, ufëm.

borimë:

borím/ë,-aI f. sh. -a(t) borë e imët e përzier me shi.