Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bu
bu:

bu pasth. 1. bah. 2. si onomat. shpreh një buçimë të mbytur, një vërshim të menjëhershëm a me shumicë etj.: bu, i plasi gjaku.

Sinonime / Të përafërta:
bah
Të ngjashme:
be:

be,-ja f. sh. -(të) përmendja e një gjëje të shenjtë a të shtrenjtë për të vërtetuar ose për të mohuar diçka; fjalët që thuhen për këtë; betim: be e rreme; be më (në, për) zotin (më djalin); guri i besë (etnogr.) gur mbi të cilin betoheshin; zë be betohem; bën be e rrufe; e shkeli benë; e vuri në be; asnjë për be as edhe një; me be lëshon hënën përdhe premton shumë, por s’bën asgjë. * bëj be (për dikë) e nderoj shumë, e çmoj; ia ka bërë benë ka vendosur ta ndëshkojë e të hakmerret patjetër.

blu:

blu mb. që ka ngjyrë qielli të mbyllur: deti blu; laps blu; pallto blu.

buç:

buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!

buç:

buç,-e mb., edhe si em., buçkan.

buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.