Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brymte
brymtë:

brýmtë (i, e) mb. i përhimë, çil: cjap i brymtë.

Sinonime / Të përafërta:
çil
Të ngjashme:
bryme:

brýme mb., edhe si em. f. 1. me qime të përhime, kënutë: dhi bryme. 2. e thinjur: grua bryme.

brumtë:

brúmtë (i, e) mb. 1. i mbrumë. 2. i butë si brumë: dardhë e brumtë; / fig. i fryrë e i squllët: llërë të brumta.

brymë:

brým/ë,-a f. sh. -a(t) shtresë e hollë si borë mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar etj., që formohet nga ngrirja e vesës: e zuri (e prishi) bryma; rrofsh sa kungulli në brymë! (tall.).

brumje:

brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.

brymak:

brymák,-e mb. vjeshtuk: duhan brymak.