Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bruzte
bruztë:

brúztë (i, e) mb. që ka ngjyrën e bruzit.

Të ngjashme:
brumtë:

brúmtë (i, e) mb. 1. i mbrumë. 2. i butë si brumë: dardhë e brumtë; / fig. i fryrë e i squllët: llërë të brumta.

brukth:

brukth,-i m. sh. -e(t) bot. bimë me rrënjë si patate e me lëkurë të zezë.

brumje:

brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.

bruto:

brúto mb. 1. spec. që përfshin edhe peshën e mbështjelljes bashkë me mallin; / fin. që është së bashku me shpenzimet e bëra; kund. neto: fitim bruto. 2. libr. i papastër; i papërpunuar: naftë bruto.

buzje:

búzje mb., edhe si em. f., me buzë të gjera, e thellë (për tepsi).