Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brushtull
brushtull:

brúshtu/ll,-lli m. sh. -lla(t) gjell. 1. ëmbëlsirë me miell gruri e me gjalpë, që piqet palë-palë e kripet me sheqer. 2. lakror misri, misërnik me barishte.

brushtull:

brúshtull,-a f. sh. -a(t) bot. urth.

Sinonime / Të përafërta:
urth
Të ngjashme:
frushkull:

frúshku/ll,-lli m. sh. -j(t) [frúshkull,-a f. sh. -a(t)] fshikull.

rrushkull:

rrúshku/ll,-lli m. sh. -(j)t bot. shkurre gjithmonë e gjelbër e viseve mesdhetare, me kërcell shumë të degëzuar, me gjethe të vogla si luspa, që bën kokrra të kuqe, të cilat piqen në dimër; therpelë: ha si dhitë në rrushkull ha si i zijosur; u bë rrushkull u varfërua shumë.

trushkull:

trúshkull ndajf. lakuriq, zhveshur: mbeti trushkull (fig.) mbeti pa asnjë gjë (pa para etj.).

vrushkull:

vrúshku/ll,-lli m. sh. -j(t) [vrúshkull,-a f. sh. -a(t)] 1. fshikull. 2. edhe si ndajf., curril; rrëke: vrushkull gjaku; i rridhnin lotët vrushkull.