Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brumte
brumtë:

brúmtë (i, e) mb. 1. i mbrumë. 2. i butë si brumë: dardhë e brumtë; / fig. i fryrë e i squllët: llërë të brumta.

Të ngjashme:
brumje:

brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.

brumçë:

brúmç/ë,-a f. sh. -a(t) topth brumi: supë me brumça.

bruztë:

brúztë (i, e) mb. që ka ngjyrën e bruzit.

brymtë:

brýmtë (i, e) mb. i përhimë, çil: cjap i brymtë.

brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.