Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brume
brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.

Sinonime / Të përafërta:
lëndë
Të ngjashme:
brumje:

brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.

bryme:

brýme mb., edhe si em. f. 1. me qime të përhime, kënutë: dhi bryme. 2. e thinjur: grua bryme.

brumç:

brúmç,-e mb. bised. i butë si brumë; / i shëndoshë, i ngjallur: fëmijë brumçe.

brimë:

brím/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.

brukë:

brúk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. dru a shkurre me gjethe të holla e me lule në tufë.