Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brumbulloj
brumbulloj:

brumbull/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III zhuzhin. 2. mbledh shuk; mbush plot: e brumbulloi kazanin.

Të ngjashme:
grumbulloj:

grumbull/ój kal., -óva, -úar 1. mbledh në një vend sende, njerëz a kafshë, i bëj grumbull: grumbulloj gurët; grumbulloj nxënësit (ushtarët). 2. mbledh andej-këtej materiale, të dhëna etj. për një qëllim të caktuar: grumbulloi prova. 3. vë mënjanë ushqime etj., për t’i ruajtur a për t’i përdorur më vonë: grumbulloj për dimër. 4. shtoj diçka pak e nga pak; fitoj: ka grumbulluar para (përvojë, njohuri).

rrumbulloj:

rrumbull/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj si rrumbull; rrumbullakoj; e pres rrumbullak: i rrumbulloj majën; ia rrumbulloi flokët. 2. rrotulloj. 3. fig. bised. përlaj: e rrumbulloi gjysmën e pulës.

brambullij:

brambullí/j jokal., -ta, -tur 1. v. III brambullon. 2. fig. bëj zhurmë; flas shumë e me zë të lartë; llomotit, grij.

brambullon:

brambull/ón jokal. v. III, -ói, -úar bën zhurmë të mbytur e të ndërprerë, kur digjet me vrull e me flakë të mëdha (për zjarrin); bën zhurmë të tillë, kur bie me rrëmbim mbi çati (për shiun).

grumbullor:

grumbullór,-e mb. 1. edhe si em., buçkan: me fytyrë (me faqe) grumbullore. 2. bot. që rritet si kaçubë; tufshak: pemë grumbullore; lule grumbullore.