Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brumbull
brumbull:

brúmbu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. 1. kandërr e zezë a e murrme, me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron në plehra, në drurë etj.: brumbull maji; brumbulli i miellit; kush shkon pas brumbullit, në pleh do të vejë (fj. u.). 2. mashkulli i bletës.

brumbull:

brúmbull ndajf. plot; cep më cep.

Sinonime / Të përafërta:
plot
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...skaj, herë skajin tjetër të ujërave. Ishte ftohtë. Për shkak të muzgut që po binte me shpejtësi, ata dukeshin nga larg si ca vija të zeza, të kërleshura mbi trap, të pakuptueshëm e misterioze, ashtu si përçartja e tyre çnjerëzore. Dhe befas, tek i shikoja që po iknin, në mendjen time, si një brumbull izi, m'u zvarrit dyshimi se mos vallë njeriu, që i ra sëmundja e tokës te bregu i lumit, falltari shëtitës, që u gjend pranë tij dhe këta dy nëpunës me setra të ngushta, i shërbenin të njëjtit zot dhe paguheshin prej tij... VI Ashtu siç pritej, lajmi se mbi Ujanën e Keqe do të ndërtohej...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
brambull:

brámbu/ll,-lli m. sh. -j(t) burishtë.

grumbull:

grúmbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. tërësi sendesh të mbledhura a të hedhura në një vend pa rregull; grup njerëzish a tufë kafshësh që janë mbledhur pa rregull në një vend: grumbull dheu (rrobash); grumbull njerëzish; / fig. shumicë gjërash a dukurish të pasistemuara; tog: grumbull të dhënash (çështjesh, problemesh). 2. si ndajf. mbledhur bashkë me shumicë, si tufë, tok; njëri mbi tjetrin pa rregull: ecin (rrinë) grumbull; i vuri rrobat grumbull.

rrumbull:

rrúmbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. copë trungu e rrumbullakët ose diçka tjetër si lëmsh: rrumbull druri (bore). 2. si ndajf. rrumbullak; si lëmsh: e preu rrumbull; i mbështolli rrumbull plaçkat. 3. si ndajf., edhe si pj. rrumbullak: ishte mbushur rrumbull; peshonte rrumbull pesë kilogramë. 4. si ndajf. fig. bised. hapur, rrumbullak: ia tha rrumbull.

brambull:

brámbull ndajf. me flakë të mëdha e me kërcitje (për zjarrin): digjej brambull.