Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brum
Të ngjashme:
bram:

bram,-i m. fundërri që mbetet nga tretja e dyllit etj., bramcë, bukërrime; lyra e leshit të bagëtisë, zdralë: bram gjalpi; bram farke.

brom:

brom,-i m. kim. jometal i lëngshëm, i kuq, helmues e me erë të keqe (simboli Br).

brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.

brus:

brus kal., -a, -ur 1. mbush plot. 2. si ndajf. plot; / mbarë: i vete puna brus; brus paç! (ur.).

bruz:

bruz,-i m. gur i çmuar e i fortë, me ngjyrë të kaltër në të gjelbër.

zbrum:

zbrum kal., -a, -ur zbruj: e zbrumën mirë.