Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brumëzoj
brumëzoj:

brumëz/ój kal., -óva, -úar bëj brumë; e bëj si brumë, zbruj.

Sinonime / Të përafërta:
zbruj
Të ngjashme:
brumoj:

brum/ój kal., -óva, -úar mbruj. / pës. brumóhet v. III.

bregëzoj:

bregëz/ój kal., -óva, -úar det. e afroj dhe e lidh te bregu (një anije a një barkë).

frymëzoj:

frymëz/ój kal., -óva, -úar e mbush dikë me dëshirë e me forca për punë etj., i jap frymëzim.

kurmëzoj:

kurmëz/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e mbledh trupin (zakonisht nga një dhembje); / v. III ngre kurrizin dhe qimet përpjetë (kryesisht për macen).

shumëzoj:

shumëz/ój kal., -óva, -úar 1. shumëfishoj diçka të shkruar. 2. shtoj, shumoj; rrit shumëfish: shumëzoj forcat (radhët). 3. mat. bëj veprimin e shumëzimit: shumëzoj dy numra.