Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brumçë
brumçë:

brúmç/ë,-a f. sh. -a(t) topth brumi: supë me brumça.

brumç:

brúmç,-e mb. bised. i butë si brumë; / i shëndoshë, i ngjallur: fëmijë brumçe.

Të ngjashme:
brumtë:

brúmtë (i, e) mb. 1. i mbrumë. 2. i butë si brumë: dardhë e brumtë; / fig. i fryrë e i squllët: llërë të brumta.

brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.

brumaç:

brumáç,-i m. sh. -ë(t) zool. bubuzheli i murrmë i hardhive.

brumje:

brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.