Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brukë
brukë:

brúk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. dru a shkurre me gjethe të holla e me lule në tufë.

Të ngjashme:
brekë:

brékë(-t) f. sh. 1. veshje e brendshme e hollë, që mbulon trupin nga mesi e poshtë, të mbathura, mbathje: brekë të shkurtra (të gjata); brekë banje. 2. bised. pupla të mëdha në këmbët e disa shpendëve: gjel (pëllumb) me brekë.

brokë:

brók/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. enë balte, qelqi etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. 2. masë drithi prej druri, që nxë rreth 25 kg.: e ka kokën sa një brokë.

brokë:

brók/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. xhungë: dru me broka. 2. larë: lopë me broka.

brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.

rrukë:

rrúkë mb. 1. edhe si em., f. që i është hequr sharku: arrë rrukë. 2. i zhveshur; i rrafshët: vend rrukë; e bëj rrukë e rrafshoj, nuk i lë gjë përsipër.