Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brufull
brufull:

brúfu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. i vogli i qefullit.

Të ngjashme:
rrufull:

rrúfull,-a f. sh. -a(t) vorbull, shtjellë

brufullak:

brufullák,-e mb., edhe si em., i fryrë; i mbushur: fëmijë brufullak.

brufullon:

brufull/ón jokal. v. III, -ói, -úar del me shumicë e me vrull, shpërthen: brufulloi bari.

brumbull:

brúmbu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. 1. kandërr e zezë a e murrme, me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron në plehra, në drurë etj.: brumbull maji; brumbulli i miellit; kush shkon pas brumbullit, në pleh do të vejë (fj. u.). 2. mashkulli i bletës.

brumbull:

brúmbull ndajf. plot; cep më cep.