Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës broshurë
broshurë:

broshúr/ë,-a f. sh. -a(t) libër me pak fletë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Rrethimi i Shkodrës » i M. Barlecit. Krahas përkujdesjes dhe interesimit për veprat e mësipërme, Engjëllorët botuan edhe vepra të hartuara prej tyre. Pal Pjetër Engjëlli, shumë vite më parë se ta përkthente italisht dhe ta botonte « Komentarin » e Dh. Frëngut, kishte botuar në Venedik më 1522 një broshurë latinisht të titulluar « Letër drejtuar saracenëve... » (Epistola Pavli Angeli ad Saracenos...), kurse i vëllai, Andrea Engjëlli, botoi në Romë më 1553 veprën « Gjenealogjia e perandorëve romanë dhe konstantinopolitë... » (Genealogia d’imperatori romani et constantinopolitani...), e cila me disa...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
proshutë:

proshút/ë,-a f. sh. -a(t) kofshë derri e kripur dhe e tharë në tym.