Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bronztë
bronztë:

brónztë (i, e) mb. 1. që është bërë prej bronzi. 2. që ka ngjyrën e bronzit: racë e bronztë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të Durrësit nga krahu i veriut (Kepi i Pallës), ku një istëm me gjerësi 7 km e bashkonte qytetin me pjesën tjetër të kontinentit. Në këtë krah, ku priteshin goditjet kryesore kundër qytetit, gjendej e ashtuquajtuara « Porta e Kalorësit », e përmendur më 1246 dhe që e mori emrin nga statuja e bronztë e kalorësit, e vendosur s’dihet kur mbi traun e portës. Po në këtë krah ngrihej një kullë e fuqishme, e restauruar më 1225 nga despoti Teodor Engjëlli i Artës. Rreth vitit 1280 anzhuinët ndërtuan në mbrojtje të portit një kullë të re në krahun jugor, buzë detit, që u lidh me kështjellën bizantine...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bronzoj:

bronz/ój kal., -óva, -úar 1. vesh me bronz. 2. i jap ngjyrën e bronzit.

bronzim:

bronzím,-i m. veprimi sipas foljeve.

bronz:

bronz,-i m. sh. -e(t) metal jo i thjeshtë, me ngjyrë kafe të çelët, që del nga lidhja e bakrit me kallajin dhe me zinkun: medalje (përmendore) bronzi; ngjyrë bronzi; derdh në bronz.

bruztë:

brúztë (i, e) mb. që ka ngjyrën e bruzit.