Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brolle
brolle:

bróll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. koçan misri. 2. lëvore druri.

Të ngjashme:
grolle:

gróll/e,-ja f. sh. -e(t) pjesa e kthyer e kërrabës.

bollë:

bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe; bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

golle:

góll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. vrimë e madhe, gropë; kryes. sh. gropëza në dy anët e fytyrës së njeriut. 2. edhe fig., zbrazëti, boshllëk: mbush gollet.

groll:

gróll,-e mb. i kthyer si kërrabë: me hundën grolle.