Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës broke
brokë:

brók/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. enë balte, qelqi etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. 2. masë drithi prej druri, që nxë rreth 25 kg.: e ka kokën sa një brokë.

brokë:

brók/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. xhungë: dru me broka. 2. larë: lopë me broka.

Sinonime / Të përafërta:
xhungë
larë
Të ngjashme:
troke:

troké,-u m. sh. -(të) let. masë vargu a këmbe në poezinë klasike, me dy rrokje (e para e gjatë dhe e dyta e shkurtër).

troke:

trók/e,-ja f. sh. -e(t) 1. zile a këmborë e vogël e shpatuke. 2. fig. njeri i matufepsur.

brekë:

brékë(-t) f. sh. 1. veshje e brendshme e hollë, që mbulon trupin nga mesi e poshtë, të mbathura, mbathje: brekë të shkurtra (të gjata); brekë banje. 2. bised. pupla të mëdha në këmbët e disa shpendëve: gjel (pëllumb) me brekë.

brokër:

brók/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. barishte vjeshtake e arave, me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë.