Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brokër
brokër:

brók/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. barishte vjeshtake e arave, me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë.

Të ngjashme:
brokë:

brók/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. enë balte, qelqi etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. 2. masë drithi prej druri, që nxë rreth 25 kg.: e ka kokën sa një brokë.

brokë:

brók/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. xhungë: dru me broka. 2. larë: lopë me broka.

blokëra:

blókëra(-t) f. sh. lëmishte, të fshira.

bokërr:

bók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) zool. mi fushe në ngjyrë të ndryshkut.

rrokës:

rrókës,-e mb., edhe si em., grabitës; zhvatës: ishte rrokës i madh.