Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brogsë
brogsë:

brógs/ë,-a f. sh. -a(t) push në lëvoren e disa drurëve, në lëvozhgën e disa farave etj.; xhufkë.

Sinonime / Të përafërta:
xhufkë
Të ngjashme:
bregcë:

brégc/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog sa mëllenja, me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve; gargull, babil.

brojcë:

brójc/ë,-a f. sh. -a(t) enë për ujë etj., e vogël e me një vesh: brojcë rakie.

bresë:

brés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. radhiqe.

brisë:

brís/ë,-a f. mjek., veter. brejë; qimëz.

brokë:

brók/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. enë balte, qelqi etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. 2. masë drithi prej druri, që nxë rreth 25 kg.: e ka kokën sa një brokë.