Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brof
brof:

brof jokal., -a, -ur 1. ngrihem menjëherë në këmbë; turrem me rrëmbim drejt diçkaje: brofi nga shtrati; i brofte zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.). 2. si ndajf. menjëherë, papritur e me vrull: brof më këmbë; më doli brof përpara.

Sinonime / Të përafërta:
menjëherë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ditur as vetë pse, përsëritja me vete si një i lajthitur emrin e dhëndërit turk": Abdullahth. XXIII Një nga rishtarët e famullisë më zgjoi herët për të më thënë se te ura kishte ndodhur diçka. Ndonëse kishte shkuar vetë gjer te bregu, s'kishte mundur të merrte vesh ndonjë gjë të saktë. Brofa nga shtrati menjëherë. Siç më ndodhte shpesh kur dëgjoja lajme ose shihja ëndrra, vetvetiu ktheva kryet nga malet. Më kishte mbetur që nga fëminia, kur ime gjyshe me thoshte: çdo shenjë që të kesh, të mirë ose të keqe, duhet se pari t'ua tregosh maleve. Ndihej që në male borëronte, por vetë ato...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tërhiqnin zvarrë mullisin. E nxorën gjer te pragu dhe e pushkatuan. Më vajti mendja te Kristina. Ngjita me vrap shkallët e shtëpisë. Nëpër shkallë po zbrisnin të lidhur këmbë e duar teto Frosën. Ajo më pa dhe më pështyu. - Ah, qen, ah, spiun! Po unë nuk ia vura veshin. Mendjen e kisha te Kristina. Brofa në dhomën ku flinte dhe u sula te shtrati. Kristina dridhej. - Ushtar, mos, ushtar! Por mua më kishte hipur gjaku në kokë. Shpejt, shpejt, thosha me vete, ndryshe koha ikën. Hoqa mbulesën, i grisa me tërbim këmishën e hollë dhe rashë mbi të. - Ushtar, o ushtar! Befas u ngrita. Dëgjohej...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
blof:

blof,-i m. sh. -e(t) libr. mashtrim në lojën me letra, për ta bërë kundërshtarin të besojë të kundërtën; / fig. mashtrim: bëri blof.

brom:

brom,-i m. kim. jometal i lëngshëm, i kuq, helmues e me erë të keqe (simboli Br).

bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.

barok:

barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura.

baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.