Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës broçkull
broçkull:

bróçkull,-a f. sh. -a(t) gjepur: lëri broçkullat!

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e pabesueshme: për një fantazmë. - Siç ju thashë, e kam qejf teatrin, sidomos, e merrni me mend, kur në drama trajtohen çështje që u ngjajnë punëve tona, hetime, enigma. Rudiani mezi e mbajti një psherëtimë. Edhe kjo i duhej, pas gjashtë orësh fjalimi të Fidel Kastros, të dëgjonte prapë broçkulla për teatrin. Tani nuk e besonte më se tjetri shtirej, por kjo, në vend që t'i krijonte paqe në shpirt, e dëshpëroi. Pas shtirjes, së paku do të pritej të fliste, kurse tani, me ç'dukej, s'kishte shpresë. Hm, ia bëri me vete. Në s'donte të fliste i pari, kurrë mos dashtë. Do ta bënte ai vetë...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
mbroçkull:

mbróçkull,-a f. kryes. sh. -a(t) bised. veprim i pamenduar: bëri një mbroçkull; / fjalë boshe; gjepura: janë mbroçkulla.

trokull:

trókull,-a f. sh. -a(t) vegël e thjeshtë për të shtrydhur ullinjtë dhe për të nxjerrë vajin; mulli vaji.

koçkull:

kóçkull,-a f. sh. -a(t) bot. bimë si urovi, që bën bishtaja me fara të mëdha, e cila përdoret si ushqim për bagëtinë.