Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës britme
britmë:

brítm/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zë i fortë, klithmë; ulërimë: britma gëzimi (habie); e pritën me britma; / thirrje, kushtrim: lëshoi britmën dha kushtrimin. 2. etnogr. gjëmë.

Sinonime / Të përafërta:
klithmë
ulërimë
kushtrim
gjëmë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...zakonshmit. Plaku i shkoi pas. Pastaj, ndërsa po bëhej gati të zhvishej, vajza kishte ngritur kokën dhe kishte parë fytyrën e tij, me atë shprehje të frikshme, aq e huaj për epshin, si të një maske. Ajo bërtiti nga tmerri. Ndoshta, plaku nuk do të kishte qëlluar me revolver, sikur të mos ishte kjo britmë. Britma sikur e zgjoi tjetrin nga gjendja e ngrirë. Ai shtiu tri herë, pastaj hodhi armën dhe iku si i dehur përmes ulërimave të vajzave. Ramiz Kurtin e varën pas tri ditësh. I biri u zhduk. Atëherë ishte tetor dhe nga grykat e maleve frynte një erë e ftohtë që s'pushonte as ditë, as natë. Megjithatë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bitme:

bítm/e,-ja f. sh. -e(t) bimëz; mënjollë.

britm:

britm,-i m. vjet. vjeshtë.

pritmë:

prít/më (i), -me (e) mb. i pritshëm, i ardhshëm.

brimë:

brím/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.

aritmi:

aritmí,-a f. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. fig. libr. çrregullim në ritmin e një pune, të zhvillimit etj.