Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brisk
brisk:

bris/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. thikë e çeliktë në madhësi e në trajta të ndryshme, me teh të mprehtë e me dorezë, që përdoret për të prerë, për t’u rruar, për të krasitur etj.: brisk xhepi; brisku i berberit; i bie me brisk rruhem; heq një brisk rruhem; s’ka vënë (s’ka shkuar) brisk është ende i mitur. 2. si mb. shumë i mprehtë; / shumë i ftohtë. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrat “i mprehtë”, “i ftohtë” etj.): i ka dhëmbët brisk; uji ishte brisk (i ftohtë).

Të ngjashme:
brisë:

brís/ë,-a f. mjek., veter. brejë; qimëz.

bisk:

bis/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; bimëz: bisk hardhie. 2. vijë uji e ngushtë; curril i hollë uji, gjaku etj. 2. si mb. i hollë, i drejtë e i gjatë; i hajthëm: i ka vetullat bisk. 4. si ndajf. si curril: i doli gjaku bisk.

risk:

rís/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. fat: ky qe risku i tij; ia preu riskun.

barik:

barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.

biskë:

bísk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë.