Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brishtë
brishtë:

bríshtë (i, e) mb. 1. që thyhet a që thërrmohet lehtë. 2. i dobët; i hollë: fëmijë i brishtë; me shëndet të brishtë. 3. fig. shumë i ndjeshëm, që preket shpejt: njeri i brishtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...turbull, fare turbull, parandiente diçka të keqe, përgjithësisht për fatin e krejt vajzave të Arbrit? Nuk mund të mbijetonte, e aq më pak të ngjitej si rrodhe, kot së koti, kjo nofkë e lemerishme. Këto thoja me vete, ndërsa mendoja: sikur ta dinte e vogla ç'kisha unë në mendje, tek ikte ashtu e brishtë, gati e tejdukshme përskaj bregut, e shoqëruar nga mëndesha e saj! XLIII Një ngutje vihet re gjithkund: në punimet mbi Ujanë, në ecjen e kasnecëve, madje dhe në ikjen e shtërgjeve që, pasi sqeptonin për herë të fundit trenjtë e urës, niseshin për rrugëtimin e tyre të largët, atij...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ç'dashnor, tha dy-tri herë me vete. Kur e kuptoi se... historinë e tij të plazhit... verën e parafundit... edhe sikur tjetri ta linte, s'kishte më dëshirë për ta treguar (kishte qenë një çast që kishte besuar vërtet se kishte ndodhur njëfarë historize atje në plazh, por ajo kishte qenë aq e brishtë, saqë kishte mjaftuar shpërfillja e dëgjuesit që të tretej si vesa), kur e humbi, pra, shpresën për të hapur zemrën, u egërsua së brendshmi. Tani do të më shikosh, tha me vete. Dashke vëmendje për ndjenjëzat e tua, kurse për të tjerët bëhesh shurdh. S'kishte dashur të dëgjonte një historizë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...personave fetarë ose laikë me qëllim shlyrjen në favor të këtyre të fundit të atyre detyrimeve, që fshatarët në fjalë deri atëherë ia kishin dorëzuar shtetit, përbën një shenjë paralajmëruese për marrëdhëniet e reja që po përvijoheshin në fshatin shqiptar. Megjithatë, një lidhje e tillë qe ende e brishtë, qoftë për faktin se numri i ekonomive fshatare që i atashoheshin një personi a një institucioni fetar të caktuar qe i ulët, qoftë për faktin se pjesa e rentës që këta të fundit merrnin nga këto ekonomi fshatare qe ende e vogël në krahasim me sasinë e rentës që shkonte në favor të shtetit. Nga...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arishtë:

arísht/ë,-a f. sh. -a(t) arë e vogël; vend me ara, arnajë.

borishtë:

borísht/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e zhveshur dhe e varfër.

breshtë:

bréshtë (i, e) mb. 1. i ngrirë. 2. fig. i vrazhdë; i egër. 3. fig. i pagdhendur.

burishtë:

burísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me burime të vogla uji; ligatinë.

trishtë:

tríshtë (i, e) mb. i trishtueshëm; i trishtuar: ngjarje e trishtë; zemër e trishtë.