Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brirje
brirje:

brírj/e,-a f. sh. -e(t) bamje.

Të ngjashme:
grirje:

grírj/e,-a f. veprimi sipas foljeve.

prirje:

prírj/e,-a f. sh. -e(t) 1. anim. 2. drejtimi që ndjek dikush në veprimet, në sjelljet e në pikëpamjet e tij; drejtimi që merr diçka gjatë zhvillimit. 3. dëshira e dikujt për t’u marrë me një veprimtari; aftësia e natyrshme: ka prirje për muzikë.

brinjë:

brínj/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. anat. eshtër e gjatë, e ngushtë dhe e harkuar nga boshti i kurrizit deri te kocka e gjoksit: brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e gjoksit; brinjë qengji; theu brinjët; nuk i ka mish brinja është i dobët; / pjesa e trupit nga sqetulla deri te mesi, ijë: më ther në brinjë; shtrihem në brinjë. 2. edhe sh. - a(t) faqe e thepisur mali, shkëmbi etj., rripë; e përpjetë e vogël: mori brinjën (fig.) iku nga mundi. 3. ana e ngushtë e një sendi; pjesa a faqja anësore: brinjët e samarit. 4. gjeom. vija anësore e një figure gjeometrike a ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik: brinjët e trekëndëshit (e kubit).

brirtë:

brírtë (i, e) mb. që është prej briri, brinor, brijor: krehër i brirtë.

brirth:

brirth,-i m. sh. -ë(t) secili nga brirët e kërmillit, të disa kandrrave etj., prekël: brirthët e gaforres.