Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës brinjë
brinjë:

brínj/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. anat. eshtër e gjatë, e ngushtë dhe e harkuar nga boshti i kurrizit deri te kocka e gjoksit: brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e gjoksit; brinjë qengji; theu brinjët; nuk i ka mish brinja është i dobët; / pjesa e trupit nga sqetulla deri te mesi, ijë: më ther në brinjë; shtrihem në brinjë. 2. edhe sh. - a(t) faqe e thepisur mali, shkëmbi etj., rripë; e përpjetë e vogël: mori brinjën (fig.) iku nga mundi. 3. ana e ngushtë e një sendi; pjesa a faqja anësore: brinjët e samarit. 4. gjeom. vija anësore e një figure gjeometrike a ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik: brinjët e trekëndëshit (e kubit).

Sinonime / Të përafërta:
ijë
rripë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një emër i tmerrshëm, gjithsesi i jashtëzakonshëm, kuptimi i të cilit në gjuhën turke është: liman mbi limane, kryeliman, ose pasha i limaneve. Një bazë ushtarake që pagëzohet me një emër të tillë, kuptohet lehtë për ç'qëllime do të përdoret. Kjo është porta e madhe, që osmanët i hapën mu në brinjë Evropës. Në Vlorë, siç më tregoi murgu, ngucjet midis ushtarëve shqiptarë dhe turq në kufirin që ndan bazën përgjysmë janë të përditshme. Kokëshkretë, siç është, Balsha II mund të tërhiqet fare lehtë në ndonjë kurth. Pas ikjes së murgut shëtita një copë herë të gjatë në breg të Ujanës së Keqe...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...detit, pikërisht në atë drejtim nga ishte kthyer maja e varrezës në formë V-je. KREU I GJASHTËMBËDHJETË Bregu i detit ishte i zymtë dhe i shkretë. Bunkerët prej betoni çoheshin drejt e në rërën e lagur. Shumica ishin të dëmtuar nga goditjet dhe nga koha. Nëpër të çarat u dukeshin, si brinjë, hekurat e ndryshkur. Nga deti frynte erë e ftohtë. Gjenerali vështronte nga veriu, atje ku zbardhnin vilat e para të plazheve, stacionet verore të hekurudhës dhe radha e shtëpive të pushimit dhe e hoteleve të mëdha, shumica e të cilave tani ishin mbyllur. Po mblidhnin eshtrat e ushtarëve...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
brinajë:

brináj/ë,-a f. sh. -a(t) anëse are.

brinak:

brinák,-e mb., edhe si em. 1. brimadh. 2. fig. inatçor.

brinar:

brinár,-i m. sh. -ë(t) keq. burrë, të cilit e shoqja i vë brirë.

brinor:

brinór,-e mb. 1. i brirtë 2. edhe si em., që ka brirë.

brinjas:

brínjas (brínjazi) ndajf. 1. nga ana e brinjëve; anash; tërthorazi: ra brinjas; zvarritem brinjazi. 2. fig. kalimthi; përciptas.